28 janar 2009

Ancelotti: Kaka dhe Ronaldinho mund tё luajnë sё bashku

Trajneri i Milanit, Carlo Ancelotti, ka lavdëruar paraqitjen e Kaka, pasi braziliani shёnoi nё fitoren 4-1 të rosonerëve kundër Bolognas.
“Fakti qё Ricardo vendosi tё qëndrojё kёtu ёshtё njё motiv shtesё pёr secilin. Dashuria qё publiku i Milanit ka treguar pёr tё, i ka dhёnё atij mё shumё entuziazëm”, ka thёnё Ancelotti. Trajneri i rosonerёve po ashtu ka komentuar qëndrimin e Ronaldinhon nё stol pёr tё dytёn herё me radhё, gjatё ndeshjes sё tё dielës, duke i lejuar Kakas tё luajё nё njё pozitё mё tё avancuar. “Mё herët ose mё vonё, ne do ta shohim Ronaldinhon tё ripozicionuar prapa Kaka. Ai mund tё jetё njё armё kundër çdo ekipi qё mbrohet shumё. Por Kaka nuk mё ka kërkuar ndonjë privilegj taktik pёr tё qëndruar nё Milan”, ka shtuar mes tjerash trajneri italian.