28 janar 2009

Giggs: United do tё mbetet nё krye

Veterani i Manchester United, Ryan Giggs, ka thёnё se Djajtё e Kuq nuk do ta dorёzojnё pozitën e tyre nё krye tё Premierligёs.
United tash kryeson nё tabelën e Premierligёs me pikё tё barabarta me Liverpoolin, por me diferencё pozitive tё golave dhe me njё ndeshje mё pak. “Njёherё kur e arrini kreun, dëshironi ta ruani atё. Ne gjithmonë synojmë tё jemi aty, afёr Krishtlindjeve. Dhe nuk ka dyshime se mё shumё dёshirojmё qё tё tjerёt tё na ndjekin neve, se ne t’i ndjekim tё tjerёt”, thotë Giggs.