12 janar 2009

Trezege rikthehet me grupin e Juventusit

Lajme të mira vijnë për trajnerin e Juves, Klaudio Ranieri, pas rikthimit në stërvitje me grupin të David Trezegese. Sulmuesi francez i është bashkuar shokëve të tij në stërvitjen për ndeshjen e radhës në mesjavë, përballë Katanias për Kupën e Italisë. Futbollisti pritet të jetë në formacion në fund të këtij muaji. Pozitivisht po shkon edhe rikuperimi i Zebinasë, Knjazeviçit dhe Salihamixhixhit. Zebina i është bashkuar grupit në stërvitje për të qenë i gatshëm për të luajtur në fund të këtij muaji. Lajme të mira vijnë edhe nga Tiago, Kielini, Jakuinta dhe Kamoranezi, të cilët janë duke u rikuperuar pas dëmtimeve.