12 janar 2009

Kryevepër e Del Piero Juve, -4 nga Interi

Juventusit i mjafton një gol i Del Pieros për të mposhtur Sienën dhe për të ngushtuar me 4 pikë diferencën nga Interi kryesues. Sfida e së dielës ishte mjaft e vështirë dhe bardhezinjtë e Ranierit kanë hasur probleme serioze, mbi të gjitha në fillim dhe në fund të ndeshjes. Kapiteni shënoi golin e gjashtë sezonal nga goditje e lirë në kufi të zonës, ndërkohë që kjo ishte rrjeta e tij numër 253 me Juventusin. Në këtë gjysmë të dytë të sezonit sinjale mjaft pozitive kanë dhënë edhe portieri Maninger e mesfushori Zaneti.