08 janar 2009

Tekniku, i kënaqur me provën ndaj Monakos

Klaudio Ranieri është optimist, pavarësisht barazimit në miqësoren me Monakon. “Pavarësisht rezultatit, i cili nuk më intereson shumë, gjithçka shkoi mirë, – ka deklaruar Ranieri – Duhet të thyenim akullin pas kaq ditëve pushime. Ishte një provë e mirë dhe e rëndësishme, e ku askush nuk u dëmtua. Ariaudo? Është një lojtar i ri, tek i cili kemi shumë besim. Është pikë kyçe për skuadrën e të rinjve dhe shpeshherë e kam marrë me vete në ndeshjet miqësore”, – ka theksuar kreu i pankinës së bardhezinjve. E në fund, Ranieri e mbyll, duke bërë një batutë për ndeshjen e vlefshme për kampionatin italian, që do të luhet të dielën kundër Sienës: “Skuadra e Xhampaolos po kalon një moment mjaft të mirë dhe jam i bindur që duhet të përpiqemi shumë”