08 janar 2009

“Një rikthim te Juventusi? Kurrë mos thuaj kurrë”

“Nëse do rikthehesha tek Juventusi? Kam qëndruar në atë skuadër për dhjetë vjet. Kur punohet kaq gjatë në një ambient, respekti e harmonia ndërmjet lojtarëve dhe klubit do të ekzistojnë gjithmonë, kështu që si mund të përjashtosh një mundësi të tillë?”. Ky është mendimi i Marçelo Lipit, trajnerit të përfaqësueses së Italisë, në një intervistë të dhënë për mediat italiane. Një tjetër temë e prekur nga tekniku është Zhoze Murinjo, kolegu i tij portugez që drejton Interin: “Kam një simpati të madhe për të. Përveçse një trajner i përgatitur, është edhe komunikues i jashtëzakonshëm. Mjafton të mendosh që flet plot pesë gjuhë të huaja, për të kuptuar pasionin që ai ndjen ndaj këtij sporti, duke theksuar këtu edhe personalitetin e hekurt”.