12 janar 2009

Diego: Juventusi është një klub i madh

Sulmuesi brazilian i ka dhënë një shenjë skuadrës së Juventusit e cila po e ndjek prej shumë kohësh. Werder Bremen po perpiqet të mbajë me cdo mjet brazilianin Diego, një nga lojtarët më të kërkuar në merkato. Por pavarësisht përpjekjeve të skuadrës gjermame, duket qartë se e ardhmja e tij është në një klub të madh evropian. "Nëse në një skuadër luajnë lojtarë brazilianë kjo është shumë e rëndëishme për mua. Një gjë e tillë do më ndihmonte të përshtatesha shumë shpejt me grupin. Është e vërtetë se Juventusin e shikoj si një klub të madh dhe për mua është një mundësi e artë, përtej faktit sa brazilianë luajnë aty", shprehet Diego. Kjo deklaratë nuk duhet ta kënaqë skuadren torineze, pasi braziliani është edhe në shënjestrën e Real Madrid, Inter e Milan. "Janë te gjitha skuadra të një niveli të lartë, por deri në këto momente nuk kam kontaktuar me asnjë", përfundon mesfushori i talentuar.