28 janar 2009

Tare: Katastrofë, por tifozët e ekzagjeruan

Igli Tare, menaxheri shqiptar i Lacios, nuk kërkon falje dhe as alibi për ndeshjen me Kaljarin, por vetëm pak durim dhe kohë për të reaguar. Humbja e rëndë 1-4 në shtëpi të dielën ka nxitur kontestimet e ashpra të tifozëve: "Luani si femra, mercenarë". Edhe ish-sulmuesi shqiptar ka mbetur i zhgënjyer dhe i befasuar nga paraqitja e skuadrës. "Nuk e prisnim, shpjegon Tare nëpërmjet telefonit për ‘Radio Radio‘, sepse vinim nga një fitore e bukur të enjten në Kupën e Italisë (3-1 ndaj Torinos dhe kalimi në gjysmëfinale) dhe mendonim se mund të fitonim sërish, pasi do të ishte e rëndësishme për ecurinë tonë. Humbja e të dielës ishte shkatërrimtare, jemi të vetëdijshëm, por duhet ta nisim nga gjërat pozitive. Duhet të pranojmë kritikat. Deri tani skuadra ka bërë atë që pritej, rekord pikësh në fazën e parë dhe kualifikim për në gjysmëfinale në Kupës së Italisë". Përpara është ndeshja e sotme kundër Samdorias. "Është ekzagjeruar shumë, thekson Tare. Kontestimi i tifozëve nuk na kënaq. Qëkur kam ardhur te Lacio, fansat kanë qenë një armë më shumë për ne, të dielën kemi zhgënjyer, por nuk e prishja një kontestim të tillë. Reagimin e skuadrës e presim sot ndaj Sampdorias".