28 janar 2009

Spaleti ndryshon modulin e skuadrës së Romës

Fitorja e Romës me Çelsin 3-1 për Ligën e Kampioneve ndryshoi komplet ecurinë e mëtejshme të këtij ekipi. Roma është më pranë se kurrë zonës së Ligës së kampioneve, megjithë startin mjaft të keq që i bëri kampionatit italian.Moduli i Romës së tanishme është vënë në zbatim fillimisht si nevojë pasi mungonin disa lojtarë. Kështu, Spaleti i ka dhënë fund modulit 4-2-3-1 (pema e Krishtlindjeve) për të adoptuar atë 4-4-2 (rombin). Ky modul po rezulton mjaft i suksesshëm për skuadrën e tij.