28 janar 2009

Milani sërish në Tiranë, me Juven ose Interin

Skuadra e Milanit do të vijë sërish në Tiranë për të marrë pjesë në trofeun ‘Taçi Oil’, i cili do të zhvillohet në fund të muajit gusht. Lajmin e jep për Panorama Sport vetë presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, Rezart Taçi. Sipas tij, në kryeqytetin shqiptar mund të vijë edhe një ekip tjetër i Serisë A, Juventusi ose Interi. “Kam zhvillua një takim dyorësh me jë përfaqësi të Milanit, dhe ideja është që trofeu ‘Taçi Oil’ të zhvillohet përsëri në fund të muajit gusht, -deklaron Taçi. Nga Galiani personalisht kam marrë konfirmimin se do të jetë prezent në Shqipëri. Ndërkohë që jemi në pritje të një përgjigjeje nga një tjetër skuadër prestigjoze italiane,ku synohet Juventusi ose Interi”.Ideja është që në trofeun e këtij viti të zhvillohet një triangolare, ku do të mari pjesë edhe një ekip shqiptar, i cili nuk është caktuar akoma se cili do të jetë.