28 janar 2009

Raul: Leo Mesi është më i miri në botë

Raul, kapiteni i Realit të Madridit, e cilëson argjentinasin Lionel Mesi si futbollistin më të mirë të planetit.“Mesi është një futbollist i madh, një nga më të mirët, -deklaron Raul. Për momentin është futbollisti më i mirë në botë, mjafton të shohësh ato që ai bën”.Raul është duke kaluar një moment të shkëlqyer me Realin e Madridit, dhe tregues i kësaj forme është edhe goli i shënuar këtë fundjavë në përballjen me Deportivon. Reali fitoi me vështirësi falë golit të vetëm të shënuar nga kapiteni Raul. Raul është edhe golashënuesi më i mirë në historinë e Realit të madh me 306 golat e shënuar, një më shumë se legjendari Alfredo di Stefano. Goli ndaj Deportivos i dha edhe rekordin kapitenit Raul.