26 janar 2009

Secco: Juves nuk i duhet Panucci

Drejtori sportiv i Juventusit, Alessio Secco, ka mohuar spekulimet sipas të cilave Bianconerët janë të interesuar për shërbimet e mbrojtësit veteran të Romës, Christian Panucci.
Giallorossët duket se do t’ia tregojnë derën mbrojtësit italian për shkak të mosbindjes së tij në San Paolo, ndërsa “Sky Sport 24” mëngjesin e sotëm ka raportuar kinse agjenti i Panuccit, Oscar Damiani, është duke biseduar me Juventusin. “Nuk jemi të interesuar për Panuccin. Jo se nuk është lojtar i mirë, mirëpo nuk kemi nevojë për mbrojtës sepse jemi të kompletuar”. “Shpesh e kam përsëritur, por do ta them sërish, nuk kemi në plan që të transferojmë ndonjë lojtar këtë muaj. Ne kemi vendosur që këtë afat kalimtar askush s’do t largohet dhe askush nuk do të vijë”, ka thënë Secco për “Laroma24.it”.