26 janar 2009

Del Piero: Tre pikë të domosdoshme kundër Udineses

Kapiteni dhe ikona e Juventusit, Alessandro Del Piero, dëshiron pikë maksimale në takimin e të mërkurës mbrëma kundër Udineses në Stadio Friuli.
“Kemi arritur maksimumin e mundshëm nga ndeshjet e vështira, prandaj nëse vazhdojmë kështu, atëherë do të mund t’i arkëtojmë edhe tre pikë të reja”. “Jam i lumtur për performancat e mia deri më tani dhe po mendoj për ndeshjen e radhës kundër Udineses”, ka thënë sulmuesi italian. I pyetur në lidhje me incidentin që ndodhi pasi Ranieri e zëvendësoi në ndeshjen kundër Fiorentinës, me ç’rast Del Piero e hodhi pallton e tij, kapiteni u përgjigj me shaka: “E hodha pallton, sepse nuk ishte madhësia ime”.