25 janar 2009

Seko i mbyll dyert e Juventusit për Kasanon dhe Hamshikun

Drejtori ekzekutiv i Juventusit, Alesio Seko, ka pohuar se klubi bardhezi nuk do të transferojë Hamshikun apo Kasanon siç flitet në media, ndërkohë që për Diegon, klubi do të marrë një vendim në ditët e ardhshme.
"Ne kemi qenë të interesuar për Kasanon, por kur kemi qenë në Serie B", ka theksuar Seko, duke shtuar: "Ai është një futbollist i shkëlqyeshëm, por ne kemi shumë lojtarë në rolin ku luan ai". Ndërkohë sa i përket futbollistit të Napolit, Marek Hamshik, e ardhmja e të cilit në media po ashtu është lidhur me Juventusin, Seko ka thënë: "Kam dëgjuar shumë spekulime për Hamshikun. Nuk është aspak e vërtet se ne kemi përgatitur ofertë për të. E di se Napoli nuk dëshiron ta shesë dhe këtu është fundi i këtij tregimi. Ndërkaq në lidhje me futbollistin e Verderit, Diego, mund të them se ne jemi të interesuar, por ende nuk kemi marrë një vendim nëse do t'i bëjmë ofertë apo jo. Ranieri momentalisht shfrytëzon modulin e lojës 4-4-2, por në të ardhmen ai mund ta ndryshojë këtë modul dhe atëherë do të mund t'i ofrohej një vend edhe brazilianit", ka përfunduar Seko.