28 janar 2009

Delio Rosi zbardh listën e Lacios kundër Sampit

Trajneri i Lacios, Delio Rosi, ka zbardhur listën e lojtarëve me të cilët do të përballet me Sampdorian nesër në mbrëmje. Në stërvitjen e paraditës së sotme tekniku kryeqytetas ka dhënë për mediat emrat e lojtarëve që do t’i besojë për ndeshjen e tij të zjarrit. Lista e ekipit të Lacios është kjo: Brocchi, Carrizo, Lichtsteiner, Matuzalem, Meghni, Rozehnal, Radu, Cribari, Dabo, De Silvestri, Foggia, Kolarov, Ledesma, Mauri, Inzaghi, Muslera, Pandev, Siviglia, Rocchi, Zarate.Lacio është poshtëruar nga Kaljari në ndeshjen e fundit në Serisë A të zhvilluar të dielën. Ky ekip u mund me rezultatin e thellë 1-4 brenda në stadiumin “Olimpiko”. Ekipi i drejtuar nga Delio Rosi e filloi mjaft mirë këtë sezon, por në ndeshjet e fundit sa vjen e po zhytet gjithnjë e më poshtë në renditje. Aktualisht Lacio ndodhet në vendin e nëntë me 31 pikë. Një dështim tjetër në përballjen e nesërme do të rezultonte fatal për teknikun Delio Rosi.