06 janar 2009

Ranieri: Skema me 3 sulmues më ngacmon

Të gjithë në punë. Ky është urdhri i Klaudio Ranierit kundrejt lojtarëve të tij, për të vazhduar në mënyrën më të mirë të mundshme arritjet pozitive të 2008-ës. Të gjithë në ambientin juventin janë të bindur për ta filluar aty ku elanë Serinë A, ndonëse kalimi i viteve ka treguar shpesh se ndërprerja e kampionatit jo gjithmonë është diçka pozitive për lojtarët, domethënë për skuadrat. “Me përfundimin e pushimeve jemi të thirrur të lëmë mënjanë ëndrrat tona dhe të rikthehemi të qëndrojmë me këmbë në tokë, –shpjegon trajneri i bardhezinjve.– Tashmë që kampionati do të rifillojë, në fushë duhet të bëjmë sërish të njëjtat paraqitje të mira si ato deri në muajin dhjetor. Padyshim që pauza e fundvitit e mbyllur nën ritmin e sukseseve duhet të na nxisë të bëjmë akoma më shumë me rifillimin e sezonit. Ndeshja enesërme (sot) kundër Monakos do të jetë një testim i mirë për të rikuperuar klimën ekampionatit. Askush nga ne nuk ndihet nën presion. Pres vetëm impenjim dhe shpirtin e sakrifikimit nga të gjithë lojtarët e mi”, thekson Klaudio Ranieri. Ndjekja e Interit – Bardhezinjtë janë ndjekësit evetëm të zikaltërve, me gjashtë pikë diferencë, një distancëende e madhe nëse marrim parasysh forcën eskuadrës së Murinjos.“Ndonëse Interi pati disa vështirësi lidhur me dëmtimet që pushtuan skuadrën, zikaltrit sërish vazhduan të fitonin, e madje ta thellonin edhe më shumë diferencën nga ndjekësit. E njëjta gjë kan dodhur pak a shumë edhe me ne, pasi, që pas disfatës me Napolin, nuk kemi njohur humbje me përjashtim të përballjes direkte me Interin. Gjithsesi, të mos harrojmë, -vazhdon Ranieri, – se gjatë tre muajve të fundit, na kanë munguar disa nga kampionët më të mëdhenj të kësaj skuadre si Xhixhi Bufon, Kamoranezi, Trezege e shumë lojtarë të tjerë; megjithatë pjesa tjetër e grupit ka bërë të pamundurën që mungesa etyre të mos ndihej. Realisht nuk kam mbetur i habitur nga paraqitja e djemve të mi, pasi gjithmonë kam pasur besim të plotë tek organika jonë. Ne i kemi vënë vetes disa synime dhe do të bëjmë të pamundurën për t’i arritur ato”. Tredhëmbëshi – David Trezege po rikuperon dëmtimin e tij në një kohë rekord dhe padyshim që për Ranierin nuk do të jetë aspake lehtë që t’i gjejë një vend në formacionin titullar francezit, pasi Del Piero e Amauri poshkëlqejnë. E nëse kjo diskutohet për Trezegenë, imagjinoni se si mund të ndihem dysulmuesit e tjerë, Xhovinko e Iakuinta. “Xhovinko e Iakuinta e dinë mirë se tek Juventusi do të përballeshin me situata të tilla, por kjo nuk do të thotë se nuk kemi nevojë për ta. Të mos harrojmë se vazhdojmë të jemi në lojë për tri synime: kampionat, Champions dhe Kupën e Italisë, kështu që të gjithë do të kenë vendin e tyre. Nga ana tjetër, Trezege është golashënuesi ynë i huaj më i mirë i historisë dhe sigurisht që golate tij do të na ndihmojnë akoma më shumë për objektivat që kemi. E kuptoj që duke parë një bashkëpunim kaq të përkryer ndërmjet Del Pieros dhe Amaurit, është disi e vështirë të zgjedh se cilin prej tyre të zëvendësoj me Trezegenë, por kohët e fundit kam filluar të mendoj seriozisht edhe për një skemë me tre sulmues, ndonëse nuke di se sa efikase mund të jetë”, vazhdon të komentojë trajneri i “Zonjës së Vjetër”. Dëmtimet – Muaji janar eprapa është periudha më evështirë që skuadrat e tipit të Juventusit duhet të përballojnë. Takimet e ngjeshura ndërmjet kampionatit, Ligëssë Kampioneve dhe Kupës së Italisë kërkojnë një numër të madh forcash, kështu që Ranieri shpreson në sa më pak dëmtime: “Jemi përballur me shumë dëmtime gjatë fazës së parë të kampionatit, ndërkohë që shpresojmë që kjo pjesë të jetë më fatlume përne”. Darka me Murinjon –Tekniku i skuadrës së Juventusit, në një klimë festash tregohet mjaft i qetë edhe në drejtim të Zhoze Murinjos.Trajneri portugez i Interit, në një intervistë të dy ditëve më parë i kishte lëshuar një ftesë për darkë kolegut të tij bardhezi, i cili e ka pranuar mekënaqësi atë. “Jam i kënaqur që Murinjo më ka bërë këtë ftesë, të cilën e pranoj meshumë kënaqësi, edhe pse në të kaluarën ndërmjet nesh kanë ndodhur disa shigjetime reciproke”, ka përfunduar deklaratën e tij, numri 1 istolit juventin.