06 janar 2009

Koboli Xhili: Kundër Çelsit, sfida e vitit

Presidenti i Juventusit, Xhovani Koboli Xhili, ka festuar tri ditë më parë datëlindjen e tij të 64-t, mes familjarëve dhe miqvemë të afërt. “Gjatë këtyre ditëve kam bërë shumë ski, ndonëse ka bërë mjaft ftohtë dhe dëbora ka qenë e dendur. Pavarësisht kësaj, duket se gjunjët e mi janë ende në formë. Edhe unë, ashtu si David Trezege, po zhvilloj një fazë përgatitore të shkëlqyer...”, shprehet me një batutë numri një i klubit bardhezi. Urimet e përzemërta në drejtim të Koboli Xhilit nuk kanë munguar edhe nga skuadra. E kush tjetër veç Aleks Del Pieros mund ta uronte i pari. “Telefonata që më ka lumturuar më tepër ka qenë ajo e Del Pieros, - tregon presidenti, i cili për dhuratën e lojtarëve të tij duhet të presë muajin maj. – Besojse djemtë e mi do të bëjnë të pamundurën për të më bërë një dhuratë të bukur. Nëse ata vazhdojnë të mbajnë të njëjtin përqendrim të shfaqur deri përpara festave të dhjetorit, sigurisht që do të frikësojnë cilëndo skuadër që do të jetë përballë nesh. Deri në pritje të fundit të sezonit, për momentin shpresoj në rikuperimin e shpejtë të Bufonit e Trezegesë, të Zanetit, Kamoranezit e të tjerëve. Na presin muaj të vështirë përpara dhe padyshim që sfida me Çelsin do të jetë ndeshjae vitit për ne. Kampionati? Ka ende shumë ndeshje, por fillimisht duhet të shpresojmë në një ngadalësim të Interit, sepseme këtë ritëm...”, përfundon Xhovani Koboli Xhili.