06 janar 2009

Mançester Siti përgatit 20 milion euro për Trezegenë

Mançester Siti ka të gatshme një ofertë prej 20 milion eurosh për të marrë në Angli francezin e Juventusit, David Trezege. Sipas sport.co.uk, francezi është alternativa e tretë për klubin e arabëve, pasi primare është marrja e Roke Santa Kruzit ose e Lukas Podolskit. Nëse nuk do të arrihet një marrëveshje me ta, atëherë Man Siti do të bëjë edhe kërkesën zyrtare tek bardhezinjtë e Juventusit. Mark Hjuxh, trajneri i Mançester Sitit, kërkon të marrë paraguajanin e Blekburnit ose yllin e futbollit francez. Trezege është juventini i dytë, pas Bufonit, që mendohet se do të zbarkojë tek skuadra e marrë në pronësi nga grupi i Abu Dhabit.