12 janar 2009

Ranieri: Interi është i fortë, nuk duhet të lëshohemi

Trajneri i Juventusit dëshiron lojtarët e tij të vazhdojnë me tempon e njejtë edhe në 2009-ën dhe të shtrojnë presion ndaj liderit Inter. "Skuadra ka dhënë më të mirën nga vetja, por duhet të vazhdojmë aty ku mbetëm" - tha Ranieri. "Duhet të shtyjmë deri në maksimum. Nevojitet të shkojmë deri në limitin e vetëm sepse Interi është para nesh dhe nuk duhet të lejojmë lëshim të tempos". "Ata mund të lëshojnë por jo edhe ne. Por unë mendoj vetëm për ne (Juventusin), dhe kërkoj maksimumin nga të gjithë. Duam të luftojmë por ndërmjet asaj që e themi dhe asaj që e bëjmë ekziston dallim i madh". "Nuk duhet të shikojmë çfarë bëjnë të tjerët. Gjithçka varet nga ne". Chiellini dhe Buffon nuk do të luajnë në ndeshjen e nesërme me Sienen dhe Ranieri thotë se nuk ka dashur të rrezikojë asgjë. "Pas te gjithëve, nuk mund t'i përfshi në skuadër dhe të rrezikojë për asgjë. Buffon është i gatshëm për ndeshjen e Kupës së Italisë, dhe tashmë është në rrugë të drejtë të sigurimit të fitnesit". Gjithashtu do tw mungojnw edhe Tiago, Ekdal, Salihamidzic, Camoranesi, Trezeguet, Andrade, Iaquinta, Zebina dhe Knezevic. "Nw skuadwr do tw pwrfshihen edhe tre lojtarw nga skuadra Primavera (e tw rinjve). Ata janw mbrojtwsi Lorenzo Ariaudo, mesfushori Esposito si dhe sulmuesi Immobile" - pwrfundoi tekniku bardhezi.

Lista e të ftuarve nga trajneri Ranieri për ndeshjen Juventus-Siena
4 Mellberg
6 Zanetti
8 Amauri
10 Del Piero
11 Nedved
12 Chimenti
13 Manninger
18 Poulsen
19 Marchisio
20 Giovinco
21 Grygera
22 Sissoko
28 Molinaro
29 De Ceglie
32 Marchionni
33 Legrottaglie
35 Esposito
41 Ariaudo
46 Immobile