12 janar 2009

Juventus në Pole position për Cassanon

Sipas Tuttosport, Juventus janë në përparësi para Interit në garën për sulmuesin e Sampdorias, Antonio Cassano. Qëkur nga Real Madrid u kthye në Serie A, Cassano me paraqitjet e tij ne fanellen e Sampdorias ka tërhequr vëmendjen e skuadrave të mëdha italiane. Kishte informata se Inter është i interesuar për Cassanon dhe do të mundohet të vjen deri tek shërbimet e tij me atë se do të vejë edhe Balotellin si pjesë e ofertës. Por informatat e mengjesit të cilat vijnë nga Tuttosport tregojnë se më e madhe është mundësia Cassano të veshë fanellen e Juves. Informatat tregojnë se Juventus ka pasur premtim verbal nga Sampdoria se gjiganti nga Torino do të ketë Pole position në blerjen e sulmuesit. Presidenti i Sampdorias, Ricardo Garone është takuar me përfaqësuesin e Juventusit, John Elkann dhe kanë diskutuar për çeshtjen e Cassanos. Mirëpo, kalimi eventual i Cassanos në Juventus nuk do të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, ngaqë Sampdoria nuk e ka ndërmend të lirohet nga sulmuesi kontroverz para përfundimit te sezonit.