28 janar 2009

Panuçi, drejt largimit nga Roma

Kristian Panuçi dhe Roma përgatiten t‘i thonë "lamtumirë" njëri-tjetrit. Mbrojtësi duket drejt largimit nga verdhekuqtë, që prej këtij muaji dhe klubet e interesuar nuk mungojnë. E ardhmja e tij lidhej me Milanin dhe Juventusin, por këta të fundit bënë të ditur se Panuçi nuk u intereson. E ndryshme situata për kalimin te kuqezinjtë e Ançelotit, që kanë hasur shumë probleme në repartin difensiv. Ndërkohë, ish-lojtari i Realit nuk ka përjashtuar as mundësinë për t‘u transferuar jashtë Italisë.