28 janar 2009

Adriano 3 ndeshje, Murinjo vetëm një

Tri ndeshje pezullim për Adrianon. "Dorë e hekurt" e drejtësisë sportive kundrejt brazilianit, i cili është skualifikuar pas analizimit të imazheve të ndeshjes Inter-Sampdoria. Episodi i referohet përplasjes në ajër mes sulmuesit dhe mbrojtësit të Sampdorias, Gastaldelo. Mes të skualifikuarve është edhe trajneri i Interit, Hose Murinjo, i ndëshkuar me karton të kuq në pjesën e parë, pasi ka bërë një kontestim të ashpër dhe një gjest provokues" në drejtim të gjyqtarit Celi, që i kishte nxjerrë kartonin.