19 janar 2009

Ngushtohet diferenca në renditjen e Serisë A

Humbja e skuadrës së Interit në javën e 19-të ka ngushtuar ndjeshëm renditjen në kreun e Serisë A. Skuadra e drejtuar nga Hoze Murinjo nuk arriti të tregonte asgjë në ndeshjen e humbur 1-3 përballë Atalantës. Atalanta arriti të shënonte tre gola që në pjesën e parë të takimit duke ia vështirësuar shumë punët Interit kampion në fuqi. Kjo javë nuk rezultoi pozitive as për skuadrën e Juventusit, e cila nuk arrit të shkonte më shumë se barazimi 1-1 me Lacion në stadiumin “Olimpiko” të kryeqytetit. Juventinët, megjithë disavantazhin, arritën të reagonin duke i sjellë shifrat në barazim. Diferenca mes Interit kryesues dhe Juventusit ngushtohet vetëm me një pikë, duke shkuar nga katër në tre. Më i fituar nga java e 19-të është ekipi i Milanit, i cili fitoi minimalisht me rezultatin 1-0 përballë Fiorentinës. Milanezët arritën të shënonin golin që në pjesën e parë me brazilianin Pato. Milani ndodhet 6 pikë larg Interit, dhe 3 pikë larg Juventusit.Rezultatet e plota të javës së 19-të në Serinë A do t’i gjeni në logon e këtij kampionati në homepage. Bashkangjitur do të gjeni renditjen dhe ndeshjet e javës së ardhsshme.

TABELA PAS FAZES SE PARE:

1 Inter 19 13 4 2 33:15 43
2 Juventus 19 12 4 3 32:14 40
3 Milan 19 11 4 4 31:20 37
4 Genoa 19 10 5 4 29:17 35
5 Napoli 19 10 3 6 27:18 33
6 Fiorentina 19 10 2 7 26:17 32
7 Lazio 19 9 4 6 30:25 31
8 Roma 19 9 3 7 26:25 30
9 Palermo 19 9 2 8 26:23 29
10 Atalanta 19 8 3 8 26:23 27
11 Cagliari 19 7 4 8 22:22 25
12 Catania 19 7 4 8 19:23 25
13 Udinese 19 6 5 8 26:29 23
14 Siena 19 6 4 9 14:19 22
15 Sampdoria 19 5 5 9 16:23 20
16 Bologna 19 4 7 8 22:29 19
17 Lecce 19 3 8 8 16:27 17
18 Torino 19 4 3 12 18:33 15
19 Chievo 19 3 4 12 12:29 13
20 Reggina 19 3 4 12 17:37 13