19 janar 2009

Bufon portieri më i mirë i historisë botërore

Portieri i Juventusit, Xhanluixhi Bufon, është shpallur portieri më i mirë në histori sipas klasifikimit botëror të Institutit Ndërkombëtar të Historisë dhe Statistikave në Futboll (IFFHS). Me 78 pikët e marra, Bufon arriti të lërë pas ish-portierin e Mançester Junaited, Peter Shmaikell, i cili mori 69 pikë. Pas tyre, në vendin e tretë, renditet portiere i Realit të Madridit, Iker Kasiljas, me 63 pikë.

Legjendari i portës gjermane, Oliver Kahn, është renditur i katërti me 62 pikë, dhe pas tij vjen paraguajani Çilavert me 58 pikë. Në vendin e gjashtë vjen një tjetër portier italian, Valter Zenga, trajneri aktual i Katanias, me 55 pikë. Pas tij vjen Edvin van der Sar dhe Peter Çeh, me nga 53 dhe 44 pikë. Katër nga tetë portierët të renditur të parët mbrojnë akoma portat me skuadrat e tyre.

Më poshtë do të paraqesim renditjen me 10 portierët më të mirë të historisë të shpallur nga IFFHS.

1. Bufon (Itali) 78 pikë;
2. Shmaikell (Danimark) 69;
3. Kasiljas (Spanj) 63;
4. Kahn (Gjermani) 62;
5. Çilavert (Paraguaj) 58;
6. Zenga (Itali) 55;
7. Van der Sar (Holand) 53;
8. Çeh (Rep. Çeke) 44;
9. Pred’hom (Belgjik) 43;
10. Tafarel (Brazil) 40;