19 janar 2009

Bardhezinjtë fitojnë një tjetër pikë ndaj Interit

Lacio-Juventus, super sfida e që mbyll zyrtarisht fazën e parë të Serisë A përfundon në barazim 1-1 dhe të dyja skuadrat janë dukur shumë të kënaqura nga pika e marrë. Bardhezinjtë e Klaudio Ranierit, ndonëse me një fitore mund të kishin ngushtuar drastikisht diferencën nga kryesuesit milanezë (në vetëm 1 pikë) janë gjithsesi të kënaqur, edhe me një tjetër pikë të fituar kundrejt zikaltërve të Murinjos. Tashmë diferenca ndërmjet tri skuadrave të vendeve të para, Inter, Juventus dhe Milan është e ndarë në tri pikë secila. Lacialët, ndonëse me tredhëmbëshin e tyre, Pandev-Roki-Zarate nuk shqetësojnë shpesh portën e mbrojtur nga Maninger, i cili në merr përsipër përgjegjësinë e fajit për golin e pësuar nga Juventusi, pas një daljejetë gabuar në çastin e goditjes së dënimit të Ledezmas në minutën e 25-të. Gjithsesi, Melberg, vetëm pesë minuta më vonë do të zvogëlojë dëmet, duke i dhuruar juventinëve barazimin dhe minutat e tjera të ndeshjes nuk ofrojnë asgjë tjetër të veçantë me përjashtim të traversës së goditur nga Legrotalje në minutat e fundit pas një goditjeje të fortënga jashtë zone. Në fund të takimit, të dy trajnerët janë shprehur shumë të kënaqur nga pika e marrë, edhe pse të dy ëndërronin fitoren. Një shuplakë e rëndë për Interin në transfertën e Bergamos, i cili përballë Atalantës thyet në më pak se 30 minuta lojë. Fillimisht një gol iFlokarit, i dhjeti për të në këtë kampionat, dhe më pas dopieta e kapitenit, Kristiano Doni, gjunjëzojnë zikaltrit e Zhoze Murinjos. Në sekondat efundit të takimit Zlatan Ibrahimoviç shpëton nderin e Interit, pasi realizon golin e vetëm për kryesuesit e Serisë A dhe të dymbëdhjetin personal. Nëse Interi ndalet, Roma vazhdon të shkëlqejë falë “mrekullive”që dhuron në fushën e lojës, braziliani, Hulio Baptista. Pas dopietës së shënuar në mesjavë, në ndeshjen e prapa mbetur me Sampdorian,“bisha” verdhekuqe është sërish vendimtar për skuadrën e Luçiano Spaletit falë një eurogoli me gjysmë rafishatë në minutën e 92-të, padyshim goli më i bukur i javës së 19-të të Serisë A. Roma vazhdon të shkëlqejë, por edhe Xhenoa mrekullon, pasi duke fituar në transfertë ne Leçes me rezultatin 0-2, me gola të Skulit dhe Jankoviç i fal tifozerisë së saj vendin e katërt të renditjes. Viti 2009 ka nisur pozitivisht për skuadrën e Kievos. Pas barazimit në javën e kaluar kundër Bolonjas,verdheblutë e Di Karlos fitojnë 2-1 në shtëpi ndaj Napolit, falë dy penalltivetë transformuara në gol nga Markolini. Për Napolin barazonte momentalisht Laveci, ndërkohë që Hamshik përjashtohet me karton të kuq dhe do të mungojë në ndeshjen e ardhshme ndaj Romës. Katania vazhdon të konfirmohet në krizë, pasi mundet 1-2 në shtëpi nga Bolonja e Mihajloviç, në ndeshjen e tij të tetë radhazi pa njohur humbje. Kriza vazhdon edhe për Udinezen, që regjistron një tjetër humbje 2-0, këtë herë në transfertë me Kaljarin. Rezultatet negative nuk kanë fund edhe për Sampdorian, e cila këtë herë i është dorëzuar në shtëpinë e saj Palermos së Balardinit me rezultatin e pastër 2-0.