28 janar 2009

Milani miqësore me Glasgoun në datë 4 shkurt

Skuadra e Milanit do të zhvillojë një ndeshje miqësore me atë të Glasgou Renxhersit më datë 4 shkurt. Milani do të udhëtojë një ditë më parë drejt Skocisë, ditën e martë, dhe të mërkurën, më datë 4 shkurt në orën 19:45, do të luajë në stadiumin e Renxhersit me vendasit. Milani këtë vit nuk është i angazhuar në Ligën e Kampioneve, dhe kjo i jep mundësinë kësaj skuadre të zhvillojë disa ndeshje miqësore.