28 janar 2009

Cana i mungon Shqipërisë në përballjen me Maltën

Perfaqësuesja shqiptare e futbollit do të ndeshet më 11 shkurt 2009 me Maltën në La Valeta me disa mungesa. Përveç Lalës, i cili nuk do të jete i pranishem në ndeshjen me Maltën për shkak të një operacioni të kryer, Ari Han nuk do të ketë në dispozicion as mesfushorin e Olimpikut të Marsejës, Lorik Canën. Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Cana për mediat franceze. Shkak është bërë ndërhyrja që ka bërë në gjurin e djathtë. Ai nuk do t’i ofrojë shërbimet e veta as Marsejes në ndeshjen kunder Bordosë më 8 shkurt për kampionatin francez. Nuk dua të rrezikoj, është shprehur ai per mediat vendase. Skuadra jonë përfaqësuese do të zhvillojë ndeshjen e saj të pestë për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrika e Jugut 2010”. Ari Han pritet të vijë në Tiranë në javën e parë të shkurtit për të ndjekur dhe disa ndeshje të superligës shqipëtare, me qëllimin për të afruar edhe ndonjë lojtar tjetër në kombëtare.