12 janar 2009

Mattioni në Torino për t'i kryer shërbimet mjeksore

Felipe Mattioni duket se të ardhmen e tij do ta ketë në fanellën e Juventusit. Edhe pse gjatë ditës së sotme fliteshte se lojtari është më afër Milanit, agjenti i tij përgënjestron zërat dhe thotë se lojtari për momentin gjendet ne Torino ku po kryen vizitat mjeksore. "Atë që kanë shfaqur mediat se lojtari është më afër kuqezinjve thjeshtë ka qenë një spekulim". "Nuk them se Milani ose skuadrat e tjera si Arsenali nuk kanë shprehur interesim per lojtarin, mirëpo pikërisht Juvja ishte ajo që shfaqte presion më të madh" - tha Raiola. "Klienti im gjindet ne Torino ku po kryen shërbimet mjeksore dhe pritet që në ditët ne vazhdim gjithçka te zyrtarizohet" - vazhdoi ai. "Juventusi për brazilianin ishte zgjedhje e duhur, pasiqë bardhezinjtë janë skuadër ku asnjë lojtarë nuk e ka të garantuar vendin e tij dhe për këtë gjë zgjodhëm këtë skuadër, ku lojtari do të ketë hapësirë që ta rrëfejë talentin e tij në fushën e blertë". "Shpresoj që deri në zyrtarizimin e kontratës gjitçka të shkojë mirë dhe pa kurrfarë pengese" - mbaroi Raiola.