12 janar 2009

Diego dëshiron Juven

Mesfushori Werder Bremenit, Diego, ka deklaruar se ai dëshiron të transferohet te Zonja e Vjetër. "Juventusi është një skuadër e madhe dhe do të ishte nder për mua që të luaj për një skuadër të tillë". "Të luaj për Juventusin do të ishte një zgjidhje shumë e rëndësishme për mua dhe do të kisha më shumë opsione". "Unë dëshiroj të përfshihem në përfaqësuesen e Brazilit, ndërsa nëse luaj për një skuadër të madhe siç është Juventusi, mendoj se do ta kem më lehtë që të ftohem nga përzgjedhësi", ka thënë asi brazilian.