08 janar 2009

Mationi më i përfoluri tek Juventusi

Emri i Filipe Mationit është nga më të përfolurit tek skuadra Juventusit në këtë merkato vere. Mbrojtësi 20-vjeçar brazilian aktualisht ndodhet në Itali për arsye dokumentacioni. Futbollisti i Gremios në kampionatin brazilian kërkon të pajiset me statusin e komunitarit. Sipas sitit esporte.uol.com, Juventusi qëndron në krye të skuadrave që kërkojnë të marrin shërbimin e lojtarit. Menaxheri i futbollistit, Mino Raiola, bën publike shifrat për transferimin e tij në Itali. Sipas tij skuadra e Juventusit duhet të hedhë 7 milion euro në arkat e Gremios. Me këtë shifër presidenti i skuadrës braziliane mund t’i japë duart lojtarit të talentuar.