08 janar 2009

Juventusi, "gjueti" në tregun gjerman

Juventusi vazhdon të studiojë tregun për përforcime cilësore dhe tashmë drejtuesit bardhezi kanë filluar "gjuetinë" në Bundesligë. Pas refuzimit nga Fiorentina të ofertës për mbrojtësin 22-vjeçar Manuel Da Kosta dhe interesimit për Majkëll Ouen, "Zonja e Vjetër" po i kushton më shumë vëmendje ligës elitare në Gjermani. Objektivi kryesor mbetet braziliani i Verder Bremenit, Diego, por së fundmi Juve po lëviz edhe për Lukas Podolskin. Objektiv tjetër është edhe 19-vjeçari i Këlnit, Kevin Peconi. Mbrojtësi është nën kontratë deri në vitin 2011, por bardhezinjtë po mendojnë të bëjnë ofertë zyrtare në janar ose në merkaton e verës. Ranieri e vlerëson potencialin e gjermanit shtatlartë me origjinë italiane.