15 janar 2009

Më shumë hapësirë për Giovinco

Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ka theksuar se do t’i jep më tepër hapësirë Sebastian Giovincos, pas paraqitjes së mirë të 21 vjeçarit në fitoren 3-0 ndaj Catanias në Kupën e Italisë të mërkurën mbrëma. Giovinco shënoi golin e dytë të Juventusit në fitoren që u siguroi atyre kalimin në çerekfinale të garës. “Duhet t’i jap më tepër vazhdimësi. Ai zhvilloi një ndeshje të mirë. Giovinco është pasardhës i Pavel Nedvedit, edhe pse ajo nuk është pozita e tij e zakonshme”, tha Ranieri.