15 janar 2009

Juventus i gëzohet rikthimit të Buffon

Portieri më i mirë në botë, Gianluigi Buffon, mbrëmë pas katër muajsh. zhvilloi një ndeshje të plotë zyrtare kundër Catanias për Kupën e Italisë, të cilën Zonja e Vjetër e fitoi me rezultat 3-0.
Lëndimi në shtatorin e vitit të kaluar e detyroi portierin italian që të qëndrojë jashtë fushe për një kohë të gjatë, ndërsa rikthimi i tij shënon një fazë të re në formën e Bianconerëve. Pjesa e dytë e sezonit do të jetë shumë e vështirë për bardhezinjtë, të cilët bëjnë gara në Ligën e Kampionëve, janë ndër pretendentët kryesore për ta fituar Scudetton, ndërsa duket se nuk e kanë lënë anash edhe Kupën e Italisë. Prandaj rikthimi i Buffonit do t’u japë një shtytje të madhe bashkëlojtarëve të tij që të jenë më kërkues të fitoreve.