15 janar 2009

Bufon, Siti ofron 100 milionë euro

Mançester Siti ka rritur ofertën për Xhixhi Bufon, e shpresojnë se drejtuesit e Juventusit nuk do të refuzojnë. Arabët e klubit anglez kërkojnë me çdo kusht "gardianin", e tashmë janë të gatshëm të paguajnë 100 milionë euro. Sipas agjencive ndërkombëtare, mësohet se përfaqësues të Sitit do të mbërrijnë në Itali me një "mal me para", për të bindur bardhezinjtë që të pranojnë ofertën. Gjithsesi, si klubi ashtu edhe menaxheri i portierit e kanë përjashtuar mundësinë e transferimit në Premiership.