21 janar 2009

Luftë Inter-Juve për Arshavin

Andrej Arshavin, fantazisti 27-vjeçar i Zenitit të Shën Pjetërburgut dhe i Kombëtares ruse nuk e ka ende të qartë se cila do të jetë e ardhmja e tij, me përjashtim të faktit se tashmë aventura e tij në kampionatin rus ka përfunduar. Ditët e fundit është përfolur shumë për mbylljen e marrëveshjes ndërmjet tij dhe Arsenalit të Arsen Venger, por agjenti i tij, në një intervistë për median italiane, përgënjeshtron zërat, duke deklaruar se e ardhmja e Arshavinit me shumë mundësi është Seria A italiane: “Andrej nuk ka firmosur asgjë konkrete me Arsenalin, pasi ofertat më serioze në drejtim të tij janë ato të Juventusit dhe Interit”