21 janar 2009

“Faza e dytë, vendimtare”

Juventusi është afruar në vetëm tri pikë nga Interi, por nëse për shumë persona kjo është një surprizë, diçka e tillë nuk është për kapitenin e bardhezinjve, Aleks Del Piero: “Kampionati nuk ka qenë kurrë i mbyllur, as kur Interi ishte 12 pikë përpara nesh, aq më pak tani që jemi vetëm tri pikë larg tyre. Kemi mbyllur pozitivisht fazën e parë, por gjithsesi na pret një e dytë më e ashpër. Ndeshja e radhës ndaj Fiorentinës? Ne duhet të zbresim në fushë me objektivin për të fituar, ndërkohë që llogaritë do t’i bëjmë në fund. Koboli nuk do t’ju shiste as për 120 milionë euro?! Jam i nderuar nga fjalët e presidentit”, shprehet Del Piero.