08 janar 2009

Luciano Moggi shmang burgun

Edhe pse më herët u njoftua se ish-drejtori gjeneral i Juventusit, Luciano Moggi, është dënuar me 18 muaj burg për rolin e tij në skandalin Calciopoli, informatat më të reja nga Italia njoftojnë se njeriu i transferove ka arritur të shmang burgun, dhe të lirohet me kusht.
Skandali Calciopoli e goditi futbollin italian në verën e vitit 2006, nga i cili më shumë pësoi Juventusi, të cilit iu morën dy tituj kampionë dhe u dërgua në Serie B. Njeriu kryesor i kësaj ndodhie ishte Luciano Moggi, i cili pas një gjykimi të gjatë është dënuar me 18 muaj suspendim me kusht për keqbërjen e tij. Djali i tij Alessandro, i cili udhëheq agjencinë menaxhuese të futbollit GEA, është dënuar me 14 muaj, ndërsa të tjerët e përfshirë në këtë ngjarje, ku bën pjesë edhe djali i Marcelo Lippit, janë falur. Këto dënime janë shumë më të ulëta se sa pritej. Prokurorët kanë kërkuar gjashtë vjet burg për Luciano Moggin, pesë vjet për Alessandron dhe me nga më shumë se dy vjet burg për të tjerët