08 janar 2009

City mega-ofertë për dyshen juventine

Siç duket fjala "jo" nuk ekziston në fjalorin e pasanikëve të Manchester Cityt, pasi me gjithë refuzimet ata vazhdojnë të përgatisin planet e tyre.
Lajmi i fundit është se skuadra nga Liga Premier do të bëjë një ofertë për dyshen e Juventusit, Gianluigi Buffon dhe David Trezeguet, e cila ka vlerën 97 milionë euro. “Tuttosport” njofton se pronari i Cityt, sheiku Mansour bin Zayed Al Nahyan është gati t’i ofrojë Zonjës së Vjetër 75 milionë euro për Buffonin dhe 22 milionë euro për Trezeguet. Zërat nga Torino vazhdimisht kanë refuzuar largimin e lojtarëve kryesorë të Juves, të cilët kanë bartur fanellën bardhezi edhe në Serie B. Mirëpo Juventus është duke ndërtuar stadiumin e ri, i cili kushton 100 milionë euro, ndërsa shitja e këtyre dy lojtarëve do ta hiqte peshën nga supet e drejtuesve të skuadrës më të madhe italiane.