06 janar 2009

Kthehet Buffon

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, është i gatshëm të inkuadrohet në ndeshjen e sotme miqësore të cilën bardhezinjtë e zhvillojnë kundër Monacos.
Buffon ka munguar tre muaj si pasojë e lëndimit, ndërsa tani është rikuperuar plotësisht dhe pritet që të inkuadrohet në takimin e sotëm miqësor, i cili do të zhvillohet para 20.000 tifozëve në stadiumin San Filippo.“Tuttosport” njofton se trajneri i Zonjës së Vjetër, Claudio Ranieri, do ta lejojë portierin italian të jetë në portë së paku një gjysmë loje, gjë që do t’i shërbejë si parapërgatitje për takimin e fundjavës kundër Sienas.