06 janar 2009

Cannavaro: Ibra, nëse e dëshiron Topin e Artë eja në shtëpinë time

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Cannavaro, e ka përkujtuar sulmuesin e Interit, Zlatan Ibrahimovic, se ai ka arritur shumë më tepër se suedezi në karrierën e tij.
Cannavaro dhe Ibrahimovic kanë qenë bashkëlojtarë te Juventusi, ndërsa italiani ka pohuar se Ibra është tallur me të gjatë kohës kur luanin bashkë, ndërsa tani ish-lojtari më i mirë në botë ka vendosur t’ia kthejë sulmuesit zikaltër. “Nëse Ibra e dëshiron Topin e Artë atëherë duhet të vijë në shtëpinë time dhe ta shohë atë”. “Kur ishim te Juve, Ibra më thoshte: ‘Ti ke arritur ta fitosh Scudetton falë meje. Para se të luaje krahas meje s’ke pasur asgjë’” “Mirëpo, pasi ai shkoi tek Inter dhe unë te Real Madrid, unë e fitova Kupën e Botës, Topin e Artë dhe u shpalla dy herë kampion i Spanjës, ndërsa ai mbeti vetëm me titujt në Itali”, ka thënë Cannavaro.