06 janar 2009

“Champions ose kampionat, këtë sezon fitojmë diçka”

Mbrojtësi i Juventusit dhe përfaqësueses italiane është shumë optimist për mbarëvajtjen e sezonit të bardhezinjve. Xhorxho Kielini, i cili edhe pse nuk do të marrë pjesë në miqësoren e ditës së sotme që “Zonja e Vjetër” do të zhvillojë kundër Monakos, premton të rikthehet shpejt në fushë dhe ajo çka është më e rëndësishmja, ta mbyllë sezonin me një trofe. “Dëmtimi nuk është serioz, por në këtë fazë të sezonit është më mirë që të tregohemi kujdesshëm për të mos rrezikuar asgjë. Na presin dy muaj të vështirë përpara, por ne kemi potencialin për t’ia dalë mbanë. Fatmirësisht të gjithë kampionët tanë, si Bufon, Trezege, Kamoranezi, Tiago, Poulsen e të tjerët po rikthehen në fushë, gjë qështon forcat e grupit tonë, por mbi të gjitha shton edhe frymënentuziaste e një vazhdim sezoni të shkëlqyer. Kampionati apo Liga e Kampioneve? Për mua s’ka asnjë rëndësi, por në fund duata mbyll këtë sezon medoemos me një trofe të rëndësishëm”, katheksuar mbrojtësi juventin, Kielini.