28 janar 2009

Kristiano Ronaldo: Kush nuk i dëshiron 100 milion!

Kristiano Ronaldo duket mjaft i dashuruar me paratë në daklarat që jep ai për ofertën e Sitit rreth Rikardo Kakasë. Sipas Ronaldos janë të shumtë futbollistët që dëshirojnë një shumë të tillë parash, dhe për këtë ata mund të lënë çfarëdolloj ekipi. Në një intervistë për Daily Mirror sulmuesi i Mançester Junaited shprehet: “Futbollistët special kushtojnë, dhe për këtë jemi dakort të gjithë. Kur je i mirë je një futbollist special. Unë i dua makinat të cilat kushtojnë më shumë se të tjerëve”.