28 janar 2009

Interi vazhdon përgatitjet për sfidën me Katanian

Skuadra e Interit është duke kryer përgatitjet e fundit në qendrën sportive ‘Anxhelo Morati’ në prag të sfidës me Katanian ditën e nesërme. Kampionët e Italisë do të luajnë nesër në orën 20:30 në transfertë me siçilianët për ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit italian. Me grupin e Interit janë rikthyer Nikolas Burdiso dhe Maksuell pas problemeve të fundit që kanë patur. Stërvitje të diferencuar kanë zhvilluar edhe Kristian Kivu, Marko Materaci, Françesko Bolzoni dhe Valter Samuel. Ata janë duke punuar për t’u rikuperuar pas shqetësimeve që kanë patur në ditët e fundit. Ndërsa Patrik Viera ndodhet në Francë për të plotësuar individualisht fazën e tij të rikuperimit.