06 janar 2009

Kaos tek Çelsi, “Zonja” është gati të përfitojë

Skuadra e Çelsit vazhdon të shfaqë problemet e saj, mbi tëgjitha ato të brendshme, dhe nga një fakt i tillë është e pamundur që “Zonja e Vjetër” të mos përfitojë, ndonëse nga sfida ndërmjet këtyre dy skuadrave na ndan më shumë se një muaj. Shkëndijat e fundit janë shfaqur ndërmjet numrit 10 të londinezëve, Xho Kol dhe trajnerit Luiz Felipe Skolari, i cili është dukur tepër i nervozuar nga sjellja e lojtarit të tij. Pas zëvendësimit të radhës në drejtim të Kol, në ndeshjen e fundit të Kupës së Ligës kundër Southend e përfunduar 1-1, Skolari ka mësuar se lojtari i tij ka festuar këtë barazim në një ndër klubet e natës së Londrës, i mbuluar nga vodka deri në 4 të mëngjesit. Sigurisht që Xho Kol i detyrohet një shpjegim të mirë trajnerit të tij, më shumë sesa një shpjegim, sjellja e mesfushorit anglez vjen edhe si rrjedhojë e një marrëdhënieje tashmë të thyer ndërmjet futbollistëve londinezë dhe trajnerit brazilian të Çelsit. Nëse situata vazhdon të jetë e tillë, aventura e Skolarit në pankinën ebluve duket pranë fundit.