26 janar 2009

Kielini i gatshëm për Juven përballë Udinezes

Skuadra e Juventusit është duke u përgatitur në prag të sfidës së vështirë me Udinezen në transfertë. Të mërkurën Juventusi do të ndeshet në “Fruli” të Udines me skudrën vendasi në “derbin bardhezi” për javën e 21-të. Skuadra e drejtuar nga ranieri i është rikthyer sot stërvitjes pas asaj fitoreje të përvuajtur ditën e shtunë përballë Fiorentinës. Sipas lajmeve të fundit nga kampi juventin mësohet se i gatshëm për ekipin do të jetë edhe mbrojtësi Kielini. Futbollisti i kombëtares italiane mësohet se ka rifilluar stërvitjen me pjesën tjetër të grupit. Juventusi do t’i përfundojë përgatitjet në Torino ditën e nesërme, ku në orën 13:30 do të mbahet edhe konferenca për shtyp e trajnerit Klaudio Ranieri.