28 janar 2009

Reja: Mjaft me polemika, të shohim përpara!

Opinioni napolitan nuk i beson akoma atyre që ndodhen në përballjen e të dielës në ndeshjen me Romën. Napoli u poshtërua 0-3 nga Roma, ku në këtë rezultat u bënë protagonistë edhe gjyqtarët e takimit. Për këtë napolitanët janë të indinjuar dhe akuzojnë që prej përfundimit të ndeshjes.Trajneri i Napolit, Edi Reja, kërkon t’i japë fund këtyre dhe të përqendrohen të gjithë në përballjen me Fiorentinën ditën e nesërme. “I kam thënë lojtarëve të mi që tani është koha të shohim përpara, -deklaron Reja. E shikoj si diçka pozitive këtë përballje me Fiorentinën që vjen kaq shpejt. Është një përballje direkte për qëllimet tona europiane që kemi, edhe një pikë do të na vlente shumë”.Edhe skuadra e Fiorentinës ishte nga të penalizuarat e gjyqtarëve këtë javë në serinë A. Objektivi i Napolit dhe Fiorentinës është një vend për në Ligën e Kampioneve.