23 janar 2009

IFFHS: Barcelona skuadra më e mirë në dy dekadat e fundit

Sipas Federatës Ndërkombëtare të Historisë së Futbollit dhe Statistikave (IFFHS), Barcelona është skuadra me e mirë në botë në tetëmbëdhjetë vitet të fundit.
IFFHS të premten ka publikuar listën e skuadrave më të mira që nga viti 1991, me ç’rast gjigantët katalunas kanë zënë vendin e parë, të përcjellë nga Manchester Unitedi dhe Juventusi, të cilët kanë zënë pozitat dy dhe tre, respektivisht.

Në vendin e katërt është renditur Milani, ndërsa top-pesëshin e ka mbyllur Real Madrid.

Duhet përmendur se Anglia dhe Italia kanë nga katër skuadra në listën e top-pesëmbëdhjetë skuadrave më të mira në botë.

Rangimi zyrtar i IFFHS:

1. Barcelona (Spanjë) 757 pikë
2. Manchester United (Angli) 678
3. Juventus (Itali) 621
4. Milan (Itali) 611
5. Real Madrid (Spanjë) 605
6. Inter (Itali) 567
7. Bayern Munich (Gjermani) 563
8. Arsenal (Angli) 550
9. River Plate (Argjentinë) 503
10. Chelsea (Angli) 442
11. Liverpool (Angli) 435
12. Porto (Portugali) 425
13. Boca Juniors (Argjentinë) 420
14. Roma (Itali) 405
15. Ajax Amsterdam (Holandë) 400
16. Parma (Itali) 373
17. Sao Paulo (Brazil) 367
18. Valencia (Spanjë) 367
19. Glasgow Rangers (Skoci) 364
20. Lazio Roma (Itali) 342