23 janar 2009

Buffon kthehet kundër Violas

Juventus do të mund të llogarisë në shërbimet e portierit kryesor Gigi Buffon në duelin e fundjavës kundër Fiorentinës.
Nëse fiton derbin e të shtunës kundër Fiorentinës, Zonja e Vjetër do të ngjitet në krye të tabelës me pikë të barabarta me Inter, i cili do ta zhvillojë ndeshjen e javës së njëzet të dielën kundër Sampdorias në mungesë të njeriut kryesor, Zlatan Ibrahimovic, i cili është i suspenduar. “Buffon është shëruar dhe është i gatshëm për lojë. Por jo edhe Manninger, i cili ka probleme me gjurin”, ka thënë Ranieri. Mbrojtësi kryesor Giorgio Chiellini është i dyshimtë, pavarësisht se është rikuperuar, ndërsa Tiago dhe Camoranesi do të mungojnë, ndërsa Trezeguet ende është në fazën rikuperuese.