23 janar 2009

“Diego na pëlqen, Juve po e ndjek”

Merkato, të paktën zyrtarisht, duket e mbyllur. Juve është mirë kështu, sipas Ranierit. Megjithatë, ka një shteg për Diegon, sepse vërtet të dëmtuarit e rikthyer do të jenë “blerjet më të mëdha”, por zërat është e vështirë të shuhen, sidomos nëse tekniku bardhezi flet kështu për fantazistin e Verder Bremenit: “Po e ndjekim, sepse është shumë i fortë – ka deklaruar në ‘Juventus Channel’ -. Por duhen bërë të gjitha vlerësimet e rastit. Është e qartë që më pëlqen, por duhet të mendojmë edhe për ekuilibrin e skuadrës”. Nuk dëshiron të shthuret më shumë, sepse pastaj ndizet “efekti” Siti: shifrat nisin të çmenden. “Lojtarët e mi nuk kanë çmim. Kur ka një ndryshim duhet filluar nga e para. Unë nuk do t’i shisja kurrë kampionët, por duhen bërë llogaritë me të gjithë. Nëse duke shitur një lojtar vendoset në rregull bilanci dhe mund të blihen lojtarë të tjerë, atëherë po. Të gjithë e kuptojnë. Por Ançelotinuk do të kishte qenë i kënaqur të humbiste Kakanë”. Treshja Domethënë, morali është:“Nuk kemi nevojë për përforcime të reja. As në mbrojtje, që po bën një paraqitje shumë të mirë. Jam i kënaqur sesi skuadra reagon në fazën mbrojtëse”. Në sulm pritet tëkthehet Trezege, duke ndezur hipotezën e trios sulmuese? “Besoj se treshja atje përpara ishte një përjashtim në sezonin e kaluar dhe mund të jetë edhe këtë aktualin. Megjithatë, për momentin rregulli është 4-4-2 dhe skuadra po e ndjen veten për mrekulli. Me treshen e sulmit duhet të ndryshojmë disa gjëra. Gjithsesi, kur e përdora vjet, për mua ishte një surprizë e bukur”. Një talent si Xhovinko po lihet paksa mënjanë… “E di që duhet t’i jap më shumë hapësirë, - pranon Ranieri. - Po Nedved, do ta lë futbollin? Pavel mund të japë shumë, ende shumë. Besoj se ka dëshirë të qëndrojë edhe për një vit tjetër. Për ne mbetet ende një pikë referimi dhe një shembull. Megjithatë, kjo s’do të thotë që do ta refuzojmë kërkimin e një zëvendësi të Nedvedit”. Champions Ranieri nuk ka ndërmend të luajë me objektivat: “Për të shkuar në finalen e Ligës së Kampionëve në Romë do të paguaja nga xhepi im… Por më parë duhet të përballemi me skuadra tepër të forta. Çelsi, vitin e kaluar, humbi vetëm për një penallti. Megjithatë, edhe Juve është një skuadër e madhe. Shpresojmë të mbërrijmë te sfida e dyfishtë me londinezët në momentin tonë më të mirë. Champions të merr shumë energji, duke ia hequr kampionatit. Do të jetë e rëndësishme ndihma e kampionëve, që deri tani nuk i kam pasur në dispozicion. Unë nuk dua të zgjedh se cilin dua të fitoj midis dy kompeticioneve. Uroj të jem kudo kompetitiv”. Ndërkohë duke hedhur vështrimin te sfida e fundjavës në kampionat, Ranieri shpreh një dëshirë: “Mendoj se është momenti të mposht Fiorentinën. Ia kam dalë me Parmën, por kurrë te Juventusi”.