08 janar 2009

“I kënaqur nga ‘bashkëjetesa’ në sulm me Del Pieron”

Nuk ka shkuar shumë mirë ndeshja miqësore Juventus-Monako, që është zhvilluar ditën e martë. Amauri nuk ka bërë një paraqitje aspak të mirë në Mesina, e megjithatë mendon se kjo situatë është e pranueshme për Juventusin e Ranierit pas festave të fundvitit: “Kemi bërë një stërvitje të plotë dhe më duhet të them se kemi rifilluar pikërisht aty ku e lamë, – ka theksuar bomberi brazilian. – Që nga dita e nesërme do të mendojmë për Sienën, kundër së cilës duam të tregojmë të njëjtën grintë dhe potencial që kemi pasur në vitin 2008. Prova ime? Jam i kënaqur se ndihem gjithmonë e më mirë me Del Pieron. Nga ndeshja në ndeshje më pëlqen akoma më shumë të punoj me të, – shpjegon Amauri. – Por edhe Iakuinta po na ndihmon, sepse po ecën shumë mirë”.